Caktohet data e gjyqit per pensionin e 70 vjecarit te semure me ishemi-Stop-24 Nentor 2021

Më 19 nëntor të 2021, emisioni Stop transmetoi rastin e ankesës së qytetarit Prek Vukaj. Ai u drejtua te ne për problemin e djalit të xhaxhait të tij, i cili është 70 vjec dhe i sëmurë me ishemi cerebrale. Por Mark Vukaj nuk mund të marrë pensionin. Marku ka punuar në disa ndërmarje shtetërore, si ndërmarja sharra, rruga ura, pyjet, si murator e punëtor, por nga 21 vjet i njihen vetëm 14 vjet. Cështja shkoi në gjyq dhe tani është apel. Gjyqtarja Marie Qiriazi ra “viktimë” e vetingut dhe cështja i kaloi gjyqtares Valdete Hoxha. Të interesuarit kanë bërë disa kërkesa përshpejtimi, por asgjë nuk është zgjidhur.Pas ndërhyrjes së “Stop”, gjyqtarja Valdete Hoxha aprovoi kërkesën e përshpejtimit të cështjes, duke caktuar datën e gjyqit në janar 2022.

Të Fundit