Britania e Madhe bëhet vendi i parë që miraton përdorimin e pilulave antiCovid

Britania e Madhe bëhet shteti i parë në botë, i cili aprovon pilulën anti-covid, e prodhuar nga kompania amerikane Merck. Një masë e ndërmarrë për të përforcuar luftën ndaj pandemisë.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor rekomandoi që ilaçi, i quajtur molnupiravir, të përdoret sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi një person mbi 18 vjec rezulton pozitiv për COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

Ky është trajtimi i parë antiviral oral për COVID-19 që miratohet dhe që merr dritën jeshile përpara lejes së mundshme nga agjencitë rregullatore të SHBA.

Këshilltarët amerikanë do të takohen këtë muaj për të përcaktuar nëse molnupiravir duhet të autorizohet.

Ilaçi, që do të quhet Lagevrio në Britani të Madhe, është vëzhguar nga afër që kur të dhënat muajin e kaluar treguan se kur jepet në fillim të sëmundjes s’mund të përgjysmojë shanset për të vdekur ose për t’u shtruar në spital.

Bazuar në të dhënat e provës klinike, pilula është më efektive kur merret gjatë fazave të hershme të infeksionit.

Muajin e kaluar, Britania e Madhe ra dakord me një marrëveshje me Merck për të siguruar 480.000 pilula të molnupiravir.

Të Fundit