E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin
Lajme

“Bregdeti Ynë”, IKMT nis shembjen në Durrës, ministri Çuçi: Nuk do të tolerojmë askënd!

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa publikon një video, thotë se fillimisht janë shembur 4 objekte në Kepin e Rodonit.

Sipas tij, kontrolli i territorit do të ngrihet në një tjetër nivel duke përdorur teknologjinë, ndërkohë që janë ashpërsuar ndëshkimet në Kodin Penal për ata që ndërtojnë pa leje duke përfshirë të gjithë zinxhirin ndërtimor.

“#BregdetiYnë – IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë. Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë”, shprehet ministri Çuçi.

Veç shembjes së dhjetra objekteve IKMT ka vendosur deri më tani 67 milionë lekë të reja gjoba për 44 subjekte. Pritet që këto shifra të rriten teksa operacioni do të shtrihet edhe në zona të tjera të bregdetit. Më pas pastrimi i territorit do të vijojë në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve kombëtare.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑