Bota në garë për vaksinën, SHBA nis injektimin tek kafshëve

Në një kohë kur e gjithë bota është në garë për të siguruar vaksina kundër COVID-19 për të vaksinuar popullin, SHBA është bërë shteti i parë që po vaksinon edhe kafshët.

Zoologjik i San Diegos ka vaksinuar 9 orangutangë dhe po planifikon që të vaksinojë edhe disa shimpanze.

Vendimi për të nisur vaksinimin e kafshëve erdhi pasi në këtë kopsht u verifikuan 8 gorrilla me Covid-19, gjatë muajit janar. Kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili e kaloi koronavirusin pa simptoma.

Aty kuptuam se kafshët tona janë shumë të rrezikuara. Vendosëm që të bëjmë të pamundurën për t’i mbrojtur, pasi nuk e dimë se si do të ndikojë virusi te ata”, tha Nadie Lamberski, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik të San Diegos.

Vaksina për kafshët është prodhuar nga kompania farmaceutike veterinare Zoetis dhe është aktualisht në fazë eksperimentale. Kafshët kanë marrë nga dy doza dhe tani do të shihet se si do të reagojnë ata pas kësaj vaksine.

Të Fundit