Tirana dhe i gjithë vendi u gdhi sot i zbardhur nga bora.Por në Shkodër, rrugët kanë nisur të pastrohen manualisht, duke hedhur kripë me dorë.Mesa duket kjo është zgjidhja dhe masa e vetme e bashkisë, pavarësisht se vala siberiane e të ftohtit ishte njoftuar më parë nga shërbimet meteorologjike.
