E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Kuti e fshehur në mur, punëtorët në Belgjikë zbulojnë aksidentalisht ar me vlerë 9 mln euro! Autoritetet kërkojnë pronarin

Një zbulim i papritur, që vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 9 milionë eurosh, u bë nga punëtorët gjatë punimeve rinovuese në një ndërtesë në Saint-Gilles-lez-Termonde, në Flandrën Lindore, Belgjikë.

Konkretisht, sipas Le Parisien, punëtorët ishin në bodrumin e ndërtesës të hënën, ku po instalonin tuba, kur zbuluan një kuti të fshehur në një mur. Kur e hapën, zbuluan se ajo përmbante një sasi të madhe ari : copëza ari, monedha dhe shufra me numra.

Sipas një vlerësimi fillestar të cituar nga media belge HLN, vlera totale e gjetjes mund të arrijë në 9 milionë euro

“Gjatë punës, punëtorët po instalonin tuba. Atëherë ata bënë këtë zbulim të mahnitshëm”, tha Geert Hillaert nga CAW East Flanders, organizata e mirëqenies sociale që zotëron ndërtesën.

Lokalet aktualisht po i nënshtrohen një rinovimi të plotë për të krijuar, ndër të tjera, studio dhe zyra.

Sapo u gjet ari, kontraktori njoftoi menjëherë pronarin e pronës dhe më pas policinë. Siç shpjegoi Hillaert, kjo është pjesë e protokollit që ndiqet në raste të tilla.

Kreu i policisë lokale, Patrick Face, konfirmoi se një sasi e konsiderueshme ari u gjet në ndërtesë.

Autoritetet tani kanë një detyrë të vështirë përpara tyre: të përcaktojnë se kujt i përket ari dhe si përfundoi i fshehur brenda murit.

Hapi i parë është të hetohet nëse thesari është i lidhur me aktivitete kriminale të kaluara. Nëse një mundësi e tillë përjashtohet, do të bëhet një përpjekje për të identifikuar pronarët ligjorë ose trashëgimtarët e tyre. Sipas Hillaert, ky proces mund të zgjasë disa vite.

Në të njëjtën kohë, nëse vërtetohet se ari nuk është produkt i aktivitetit kriminal dhe pronari i tij ligjor nuk gjendet, do të lindë pyetja se kush ka të drejtë për thesarin me vlerë miliona.

Aktualisht, as CAW, si pronar i pronës, dhe as kompania, punëtorët e së cilës bënë zbulimin, nuk e dinë nëse mund të kërkojnë një pjesë të vlerës së arit ose ndonjë shpërblim për zbulimin e tij.

Derisa të jepen përgjigje, thesari i është dorëzuar një organi kompetent në Bruksel, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑