E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara
Aktualitet

Bllokohet rruga, banorët e Laprakës në protestë:Do heqim blloqet e betonit!

Banorët e Laprakës janë ngritur pasditen e sotme në protestë. Ata shprehen për mediat se protesta mori shtysë pasi është bllokuar një rrugë e cila pengon qytetarët të zhvillojnë normalisht aktivitetet e tyre të biznesit, apo për të shkuar në shkollë e spital.

Qytetarët e pranishëm janë shprehur për mediat se punimet janë duke u zhvilluar shumë më larg por gjithsesi rruga e tyre është bllokuar duke i bllokuar edhe ata prej aktiviteteteve të përditshme.

Një prej qytetarëve për mediat thotë se punimet janë më shumë se 1 kilometër larg. Një qytetar tjetër thekson se sot forcësisht do të hiqen blloqet e betonit me mbishkrimin ”Rama ik”, pasi kjo situatë vijon prej 2 javësh dhe qytetarëve u duhet rruga e hapur.

QYTETARI 100, 200, 300 % e lëvizjes, si për të sëmurë, të vdekur, të gjallë. 1000% lëvizjet. Dy javë. Punimet janë 1 kilometër larg, shih rreth e përqark, këtu është e bllokuar.

QYTETARI 2: Rruga është bllokuar padrejtësisht. Na kanë bllokuar bizneset, gjithçka. Fare nuk na kanë paralajmëruar, duhet tabelë që të tregojë se ka punime. Bizneset tona nuk punojnë fare.

QYTETARI 3: Rruga nga këtu Laprakë, i bie 3 kilometër merr. Kurse nga këtu 500-600 metra. Asnjë s’vjen këtu. Nuk ka lidhje fare.

Ç’lidhje ka Policia. Unë dola rastësisht këtu, shoh të tjerët do dal dhe unë.

QYTETARI 4: 500 metra mbrapa nesh ndodhet ish-sheshi Shqiponja. Krenaria e kësaj qeveria dhe kanceri. Nuk na lënë të shkojmë as në spital, as në shkollë. Ka dy javë e bllokuar. S’ka tabelë, pse është bllokuar rruga. S’dihet çdo bëhet me gjithë lagjen. Kanë bllokuar rrugën. Kemi dy javë që presim. Në 2 javë kanë patur mundësinë. Në mënyrë shoqërore me miq që punojnë në institucione, nuk duan t’ia dinë fare. Do zhvendosim betonat, zoti na ruajt nga policët. Kam dy fëmijë në shtëpi, më duhen 40 minuta në mëngjes. Bashkë me atë zotërinë që është në zyrë atje.

QYTETARI 5: Jam një qytetar nga Kamza, jam punonjës këtu, në këtë pozicionin. Qeveria mos tallet me këtë popull të ndershëm e fukara. Po vuan sa s’ka më. Ç’lidhje ka të bllokohet kjo rrugë. Projekti është afatgjatë, pra duhet të marrësh masat. Se ky shtet e bën këtë projekt. Jam qytetar që dua të jetë e hapur. PS mund të jetë shumë e mirë, po me atë që ka në krye ja dëgjofsha haberin.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑