E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë
Aktualitet

“Bllokimi i aeroportit, akt ç’njerëzor”/ Spiropali akuza opozitës: Nuk duan t’ja dinë!

Kandidatja për deputete e PS, Elisa Spiropali ka komentuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si pasojë e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Në kuadër të një takimi elektoral me banorë të Qendër-Kamzës, Spiropali hodhi akuza ndaj opozitës si shkaktare të bllokimit të aeroportit të Rinasit. Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se opozita nuk do t’ja dijë për njeri.

“Shikoni kë keni përballë! Kanë tre ditë që bllokojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Janë një çetë e organizuar që nuk duan t’ja dinë as për njerëzit që duan të shkojnë jashtë për kurim, as për ata që vinë, as për ata që udhëtojnë, as për sigurinë kombëtare, se për ta më e rëndësishme është karrigia e tyre, është pushteti. Ata luftojnë për karrige. Ata nuk luftojnë për njerëzit. Imagjinoni të mos ishte Edi Rama kryeministër i këtij vendi i cili iu gjend njerëzve pranë me ndihma të gjithë bashkive në Shqipëri. Sot në Kamëz dhe në gjithë Shqipërinë janë vaksinuar mbi 210,000 shqiptarë, dhe do të vaksionehen 500 mijë shqiptarë deri në fund të qershorit. Vetëm tani para një ore kanë mbërritur 100 mijë doza të reja që ata i penguan dje të vinin në rinas, se për ta jeta e njerëzve nuk vlen. Për ta shëndeti i njerëzve s’ka rëndësi. Për ta të rrojë Luli, të rrojë Mona, të rrojë Iliri, të rrojë Fatmiri, të rrojë Shpëtimi, të rrojë Vangjeli, që janë në listë pa të tjerët le të vdesin. Jo, nuk do vdesim. Por ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.” deklaroi Spiropali.

Ministrja Spiropali ka shpjeguar gjithashtu arsyet se përse Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe se 25 Prilli është një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, fitoren e betejës me pandeminë dhe rimëkëmbjen e vendit.

“Nuk kemi patur dy mandate. Kemi patur një mandat dhe një mandat lufte dhe beteje. Me ata që braktisën kuvendin e Shqipërisë, braktisën zgjedhjet, goditën institucionet me molotov, me armë, me zjarrë, me gurë e me çfarë mund të gjenin e kur njerëzit që punonin në bashkinë e Kamzës i përdornin si mish për top për të goditur me gurë institucionet.” – u shpreh ministrja Spiropali.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑