Bllofi i eksperteve/Fajtori parakaloi ambulancen, spitali mohon levizjen – Stop – 17 Dhjetor 2020

Në akt ekspertimin nga grupi i ekspertëve, që u përdor në Apelin Shkodër, vërehen disa parregullsi. Së pari Valmir Nikolli nuk ka licensën si ekspert autoteknik, ndërsa dy ekspertët e tjerë, Ardian Asa dhe Mark Gjonpalaj, janë pjesë e të njejtës studio, c’ka shton dyshimet për manipulimin e raportit të aksidentit.Ata kanë shpikur edhe prezencën e një autoambulance, për të thënë, që automjeti i Aleks Shtjefanit ka dashur të parakalojë ambulancën dhe si rrjedhojë, ka ndodhur përplasja. Por një shkresë nga Spitali i Lezhës hedh poshtë këtë pretendim, duke nxjerrë bllof raportin e ekspertëve.

Të Fundit