E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Blerja e ‘Benzit’ 600 mijë eurosh çon në burg ish-ministren e Brendshme në Maqedoninë e Veriut !

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut për të vuajtur dënimin me 4 vite për keqpërdorim të funksionit gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Ajo u shpall fajtore për blerjen e një ‘Mercedesi’ luksoz 600 mijë euro në emër të ministrisë, por që privatisht e përdorte ishte kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati.

Jankullovska me vetëdije kishte harxhuar para nga buxheti i ministrisë për të plotësuar kërkesat e ish- kryeministrit.

Jankullovska ishte dënuar një vit më parë, por për shkak se kishte fëmijë të vogël të porsalindur dhe për shkak të ankesave ndaj vendimit, dënimi i saj po ekzekutohet tani.

Fillimisht Jankullovska ishte dënuar me 6 vite burg, por instancat më të larta gjyqësore ia ulën dënimin në 4 vite.

Drejtori i burgut Aleksandar Donev konfirmoi për Euroneës Albania se Jankullovska është dërguar me polici në orën 17:00 të pasdites dhe është vendosur në repartin e femrave të burgut.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑