Bitcoin arrin nivel rekord, shkëmbehet me mbi 63 mijë dollarë

Kriptomonedha  Bitcoin ka arritur një rekord të ri këtë të mërkurë duke u shkëmbyer me mbi 63 mijë dollarë.

Rritja ka sjellë dhe një  interes më të madh për këtë monedhe virtuale por edhe për kriptomonedha të tjera.

Pavarësisht interesit të lartë për të investuar në kriptomonedhë, ky treg mbetet ende spekulativ dhe një treg i rregulluar.

Për këtë arsye shumë ekspertë thonë se shumëkush që hyn në këtë treg duhet të jetë i përgatitur që të humbë të gjithë investimin.

Ndonëse Bitcoin ekziston që prej vitit 2008, shumë ekspertë dhe investitorë mendojnë se kriptomendha është një flluskë.

Të Fundit