Vazhdon të rritet në Belgjikë numri i personave të infektuar me koronavirus, si dhe numri i vdekjeve prej tij.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 132 persona, duke e çuar numrin në 1 143, bëri të ditur virologu Emmanuel André në konferencën e zakonshme për shtyp të Qendrës Belgjike të Krizave dhe Shëndetit Publik.
Që prej ditës së djeshme, janë regjistruar 1 422 pozitive të reja, dhe numuri total ka arritur në 16 770.
”865 infeksione të reja kanë qenë në Flande, 374 në Wallonia dhe 167 në Bruksel. Një total ka 5 552 persona të shtruar në spital, nga të cilët 1205 janë në kujdes intensiv”, specifikojnë autoritetet belge shëndetësore.