Një marinar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetën brenda bordit të anijes.
Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi raporton se sipas të dhënave, anija “ATA 2” me flamur Vanuatu, ka kryer shkarkim malli në Portin e Hidrokarbureve në Porto Romano dhe është larguar rreth orës 09:30 të paradites drejt vendit të origjinës, por gjatë daljes për në ujërat territorialë, ka njoftuar se një ndër personat e ekuipazhit ka rënë në kontak me energjinë elektrike.
Shtetasi gjeorgjian, me vendlindje në Batumi, i identifikuar si Anri Mikeladze, 18 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që kanë në bord duke kryer detyrat e tij.
Ka qënë roja bregdetare shqiptare që ka asistuar për kthimin e anijes në Durrës.