E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet! Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
Lajme

Berisha:Yuri Kim sikur është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

Nga Rrësheni ku po mban “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj ambasadores amerikane në Tiranë,Yuri Kim.

Berisha teksa përmendi disa nga konstatimet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, ngriti pyetjen se si ka mundësi që këto konstatime nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë?

Më tej Berisha vijoi deklaratën duke thënë: “Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane”.

“Shqipëria është në një agresion të krimit sa kurrë ndonjë herë më parë. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përveçse inteligjent kanë probleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan.

Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri? Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin. Ballkani i hapur si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, e automatikisht është influencë ruse në rajon.

Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj.
DASH deklaron se është i dëmshëm kështu siç është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit? Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑