“Berisha, Meta e Kryemadhi janë armiq të Drejtësisë”, Rama: Meta flet me vete sa herë del në TV!

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me fermerët në Rrogozhinë  ka sulmuar edhe Presidentin Ilir Meta.

Rama thotë se Meta sa herë del në konferencë për shtyp një në tre fjalë i ka burgu.

Meta flet me vete sa herë del në TV, e pa i thënë kush, një në tre fjalë e ka burg, burgu, burgu. ça i rreh mendja, e di vet. Berisha, Meta e Kryemadhi janë armiq të Drejtësisë së Re.
S’mund të prodhojë toka kur punon një ditë, por duhet përditë, që fara të bëhet fidan, fidani pemë, pema të prodhojë e prodhimin ta marrësh”, -tha Rama.

Më tej ai ka vijuar fjalën e tij duke thënë se duke thënë së vazhdimi dhe përfundimi iluftës me Covidin si dhe rindërrimi është 25 prilli duke i ftuar qytetarët kështu të votojnë PS.

Drejtësia, mbrojtja e saj është 25 prilli. Vazhdimi e përfundimi me luftën ndaj armikut të padukshëm është 25 prilli. Rindërtimi është 25 prilli. Rritja e eksporteve, është 25 prilli. Përrallat me mbret, do japim 1 mijë euro këtu, 500 euro këtu, 3 mijë euro andej, duhet t’ju kujtojnë Suden, Vehbiun, Xhaferrin. Nuk ka sot, s’ka pasur kurrë qofte ke daja. Sikush të ketë strehën e vet, të mbrohet, të vazhdojë punën e tij. është ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe rindërtimit, punës, besimit e durimit dhe qokave, rrenave dhe bota e kalova lumin, mbaje vetë kalin.”- tha Rama.

Të Fundit