“Benzi” bie nga froni, nuk është më makina që preferohet nga shoferët në Shqipëri, ja kush e zëvendëson

“Benzi” nuk është më makina e preferuar e shqiptarëve. Makina më e preferuar për shumë vite nga shqiptarët, e renditur e para bie nga froni.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullimin më të lartë në Shqipëri në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%. Ajo ndiqet nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Sipas raportit të INSTAT fondi i autoveturave u zgjerua me 8 për qind në janar -mars 2023 dhe siç tregojnë të dhënat “Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve.

Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).

Të Fundit