E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

BE në krizë punësimi, në gusht mbi 15 milionë të papunë!

Norma e papunësisë u rrit sërish në Eurozonë, ndërkohë që pandemia e koronavirusit ka vijuar të ndikojë edhe në muajin gusht. Sipas Eurostat, më shumë se 15 milionë persona rezultuan të papunë në muajin e tetë të këtij viti.

Gushti u shënua me një “relaksim” të masave anti-Covid në Evropë, por pavarësisht kësaj, shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 8.1 për qind nga 7.9 që ishte në muajin korrik. Ndërsa në BE, kjo shkallë u regjistrua 7.4 për qind.

Për të pestin muaj radhazi, papunësia shënoi rënie, ndërsa pandemia e koronavirusit e ka lënë eurozonën duke u përballur me një recesion serioz, me ekonominë që tkurret me 12.1% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Rreth 15 milionë e 604 mijë burra dhe gra në Union, nga të cilët 13 milionë e 188 mijë në eurozonë, ishin të papunë në gusht 2020, sipas të dhënave të Eurostat.

Krahasuar me korrikun e vitit 2020, numri i personave të papunë u rrit me 238 mijë në BE, 251 mijë vetëm Eurozonë.

Ndërkohë, në gusht edhe shkalla e papunësisë së të rinjve u rrit 17.6% në BE, nga 17.2% në muajin para-ardhës dhe me shifra reale, në muajin e tetë u regjistruan 37 mijë të papunë të rinj më shumë.

Përhapja e COVID-19 dhe masat e paraqitura për të luftuar virusin shkaktuan një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në BE, por një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin regjistruar në agjencitë e punësimit nuk po kërkonin më në mënyrë aktive për një punë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑