E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët
Aktualitet

BE i akordon 90 milionë € Shqipërisë, asistencë për pasojat e pandemisë

Komisioni Europian në emër të Bashkimit Europian, i  ka akorduar Shqipërisë ditën e sotme 90 milionë euro në kuadër të programit të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Shqipëria bëhet kështu i teti vend që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të  Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.

Ndërkohë që nëpërmjet postimit të tij në rrjetet sociale Soreca njofton që pritet dhe një tjetër ndihmë, prej 90 milionë eurosh por kjo nga gjysma e dytë e këtij viti, kur politika të përmbush kushtet.

“COVID19 nuk njeh kufij, Bashkimit Evropian qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Disbursimi i parë prej 90 milion € do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda negative socio-ekonomike të pandemisë, duke mbështetur kategoritë e prekshme në Shqipëri.

Një disbursim i dytë prej 90 milion € do të pasojë më vonë këtë vit, me përmbushjen e kushteve të politikës. Ky program është një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të Bashkimit Evropian me Shqipërinë në një kohë krize të paparë.”- shkruan Soreca.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑