BE hap hetim ndaj Facebook-ut: Dyshohet se ka shitur të dhënat e 533 milion përdoruesve – Stop
Bota, Të Gjitha

BE hap hetim ndaj Facebook-ut: Dyshohet se ka shitur të dhënat e 533 milion përdoruesve

Gjigandi i rrjeteve sociale “Facebook”, është tashmë zyrtarisht objekt investigimi nga Bashkimi Europian, pasi dyshohet se kompania ka shpëndarë të dhënat e 533 milion përdoruesve në kontinent, duke thyer kështu ligjin e privatësisë.

Është Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës institucioni i ngarkuar nga Brukseli për respektimin e privatësisë dhe të dhënave konfidenciale të europianëve. Sipas raportimeve të “The Insider”, një hetim paraprak i kryer nga Komisioni ka zbuluar se të dhënat private të qindra milion europianëve mund të merren nga Facebook dhe të përdoren për qëllime komerciale, si fushatat e marketingut.

Përfaqësuesit e Facebook kanë deklaruar se janë në dispozicion të hetuesve dhe të gatshëm të bashkëpunojnë për të vërtetuar se rrjeti social, sipas tyre, nuk është përfshirë në asnjë praktikë të jashtëligjshme.

Në rast se dyshimet konfirmohen, Facebook rrezikon të gjobitet deri në 86 miliard dollarë, ose 4% e të ardhurave vjetore të kompanisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *