Basha: PD do rigrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar pamjet nga vendosja e banerit të PD në seli.

Krahas videos, Basha shkruan se “Partia Demokratike do rigrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Në protestën e 8 janarit selia e PD pësoi dëmtime të mëdha nga thyerja e xhamave te shkatërrimi i dyerve, ndërsa si Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzuan njëri-tjetrin për dhunë.

Të Fundit