E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Lajme

Basha në Durrës, prezanton planin e PD për ekonominë: Shteti aleat me biznesin, jo ortak. Energjia elektrike prioriteti ynë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi mëngjesin e kësaj të enjte një biznes të prodhimit e përpunimit të metaleve në Durrës. Në bashkëbisedimin me administratorin e biznesit, ky i fundit i rrëfeu Bashës problematikat që kanë.

Po ashtu, ai theksoi se mungesën e forcave punëtore, të cilët trajnohen në këtë punishte dhe më pas largohen drejt vendeve të ndryshme Evropiane.

Administratori: Po na merr Italia punonjës, ne duam t’iu mbajmë këtu,
do të bëjmë çdo gjë që të punoni dhe të rrini këtu.

Lulzim Basha: Do të bëjmë çdo gjë që të punoni dhe të rrini këtu. Kanë ikur me dhjetëra me qindra, të tjerë që janë kualifikuar. Me 25 prill ne do e ndryshojmë. Duhet standard evropiane.
Administratori: Na kanë ik shumë punëtorë, bëhen mjeshtra këtu dhe ikin në Evropë

Lulzim Basha: E keni bërë si shkollë trajnimi?
Administratori: Po. Kemi çuar në shumë vende, në Amerikë, Rusi dhe në BE. Kjo ka qenë plot, tani është bosh,
Lulzim Basha: Pse?

Administratori: Covidi bëri të sajën.

Lulzim Basha: Sfida është që t’iu mbajmë këtu, të mos na ikni.
Administratori: Ne nuk duam ta dimë për energjinë se sa harxhojmë. Por cilësia është shumë e rëndë, sepse një dëm i imi shkon 40 mijë euro.

Lulzim Basha: Pra e para është cilësia e energjisë dhe më pas kosto. Kur thua energjia është energjia e familjeve. Pra gjëja e parë është fatura e energjisë që i shkon çdo familje. Kemi folur për 70 mijë familjet shqiptare që nuk kanë para të paguajnë energjinë, shoqëruar kjo me të gjithë terrorin e qelive. Energjia është jetike për ekonominë. Ekonomia shqiptare falë zotit ka njerëz si ty që me mundin e tyre kanë filluar të rimëkëmbin ekonominë.

Administratori: Ne kemi konkurrentë Kinën. Shteti nuk duam të na pengojë.

Lulzim Basha: Shoqëria nuk ecën përpara nëse gjithsecili nuk bën punën e vet. Ka tetë vite që qeveria nuk bën detyrën, siç ka ngec linja jote ka ngecur dhe ekonomia shqiptare. Përveç disa ortakëve të Ramës që nuk kanë falimentuar por janë sheikë, e hanë në restorantet e sheikëve. Doli dje nga injoranca, ose nuk e di dhe tha që bursa funksionon. Faturën e korrupsionit të Ramës e paguan ti, sepse ke kosto të tjera. E para është vënia reale në punë e energjisë. Do bëj gjërat që bën Maqedonia e Veriut për biznesit. Ti e bën detyrën tënde, këtë duhet të bëjë dhe shteti. Kryeministri dhe një grusht pushtetarësh janë bërë ortak me një grup oligarkësh. Kjo zgjidhet fare thjesht duke pasur një qeveri që merr qeveritë e veta. Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut. Është turp që në 2021 biznese si i yti kanë gjenerator. Pas 25 prillit iu garantoj që do të jetë një qeveri në krahun tuaj.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑