Basha ndalet te “Lëndina e lotëve”, ndez një qiri për të kujtuar të gjithë të larguarit nga Korça

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë ndalesën e radhës në një vend të veçantë për qytetarët korçarë.

Basha ka hyrë në vendin e quajtur ‘Lëndina e lotëve’ që për qytetarët korçarë ka konceptin e ndarjes së qytetit me ata që emigronin.

Në këtë vend, për vite me radhë, kanë ndezur qirinj, mes lutjeve dhe shumë lotëve, për fëmijët e tyre që niseshin për emigrimin.Këtë ritual e kreu dhe Basha, duke ndezur një qiri, për një nga problemet që vazhdon të jetë aktual edhe për ditën e sotme, siç është dhe emigrimi. Basha në daljet e tij publike në fushatën elektorale, ka nënvizuar faktin se një nga plagët që po vuan sot vendi është largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Të Fundit