Basha marrëveshje me fasonët: Pas 25 prillit do të keni mbështetjen e shtetit dhe ulje taksash

Kryedemokrati Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e fasonëve “Pro Eksport Albania”.

Basha u shpreh se me programin ekonomik të propozuar nga Partia Demokratike, ky sektor do të ketë më shumë lehtësi dhe do ta rimarrë veten pas goditjes që i dha pandemia.

“Do të kalojmë në një cikël ndryshimi pozitiv. Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e takës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë të gjithë ekonomisë shqiptare, veçanërisht ju”, u shpreh Basha.

Lideri i PD-së tha se ka ardhur koha që sektori fason të shndërrohet në një industri serioze, dhe të krijojë marka shqiptare.

“Njësoj si qëllimi politik është t’i japim fund tranzicionit, që të mos flasim më për fasonerinë shqiptare, por për manifakturën shqiptare”, tha më tej Basha.

Sipas kryedemokratit, premtimi i kundërshtarit të tij politik për rritje të pagës minimale është një kopje e programit të Partisë Demokratike.

“Rritja e pagave, jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëhet vetëm me një VKM. Ju e dinë fare mirë që rritja e pagave me VKMN-në e janarit është një kopje e keqe e programit tonë”, përfundoi kryedemokrati.

Të Fundit