E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë
Aktualitet

Balluku: Rinisin fluturimet nga Rinasi, pasdite pritet të vijnë vaksinat

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit ka njoftuar se nga mesdita do të rinisin fluturimet e domosdoshme, siç janë ato humanitare, politike, diplomatike etj.

Balluku po ashtu u shpreh se vaksinat që duhet të vinin mbrëmë dhe do të vijnë sot pasdite rreth orës 15:00. Ndërkohë për sa i përket fluturimeve për pasagjerë, do të rinisin nesër.

“Në këto momente do të nisin fluturimet esenciale, që janë fluturime humanitare, shëndetësore, diplomatike etj. Kemi arritur që me një përpjekje shumë të madhe të ruajmë sasinë e vaksinave që do të vinin mbrëmë. Vaksinat do të vijnë sot rreth orës 3 pasdite. Dua të njoftoj të gjithë qytetarët që nuk mund të kemi fluturime të aviacionit civili, po nesër do të ketë fluturime normale“, tha Balluku.

Më tej ajo komentoi dhe grevën e punonjësve të Albcontrol, duke thënë se është një grevë e paligjshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑