E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Balluku debat me Berishën: Ne flasim për energji, jo për fantazitë tuaja seksuale

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, iu është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i tha se “Skavicën duhet ta harrojë dhe se Dibrën mund ta përmbysë vetëm kur të ngrihet Beqir Balluku nga varri”, duke i përmendur gjyshin e saj.

Ministrja Balluku theksoi se “Skavica do të ndërtohet”, ndërsa shtoi: “Ai burri që iku merret me gjyshin tim, mund të vazhdoni të merreni me familjet. Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, por prapë unë do të flas për energjinë jo për fantazitë tuaja seksuale.”

Belinda Balluku: “Do të ndërtohet Skavica, është projekt pjesë e Kaskadës së Drinit, që e copëtuat e bëtë fije-fije. Tre kompanitë që do i nënshtrohet taksës së jashtëzakonshme, njëra prej të cilave ka hidrocentralin që i dhatë ju, ka fituar shumë para. Duhet që këto para ti ktheje përmes një takse të jashtëzakonshme, që e kanë aplikuar shumë vende të tjera.

Pas BE nxori direktivën, po e aplikojnë edhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Të ardhurat shkojnë në të mirë të qytetarëve, s’ka nevojë të vini këtu dhe të mbroni këto kompani që e kanë të qarte se kjo taksë duhet vendosur.

Dëgjuam këtu se blerjet bëhen në mënyrë jo transparente, ju do kishit bërë namin. Rrini nga mëngjesi deri në darkë për të kapur ndonjë element të vogël.

Thatë shifra që nuk janë të vërteta. Habitem me guximin që lexoni shifra që nuk di ku i gjeni, nga ndonjë punonjës jashtë Vaut të Dejës.

I keni bërë të gjitha llogaritë dhe dezinformoni, nëse do ekzistonin ato shifra do kishit bërë name, janë llafe pazari”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑