E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
Aktualitet

Balla: Nëse Rama do të kishte qenë kryeministër para 2013, sot Shqipëria do të ishte anëtare e BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me banorët e fshatit Kuturman në Librazhd. Në fjalën e tij, Balla tha se është e papranueshme që opozita të shesë si ndryshim, rikthimin e Metës dhe Berishës në pushtet. Sipas tij, Berisha dhe Meta tentojnë me çdo kusht të pengojnë Reformën në Drejtësi.

“Ta shtojmë edhe më tej përfaqësimin e Librazhdit. Ta ngrejmë edhe në një nivel që nuk e kemi patur ndonjëherë. Jam shumë i sigurt që në i kemi të gjitha mundësitë që në këto zgjedhje të vazhdojmë të ecim përpara me Edi Ramën. Është e papranueshme që pas 30 vitesh, PD dhe LSI të na shesin për ndryshim rikthim tek Sali Berisha dhe tek Ilir Meta. Ju e kuptoni qartë sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë.

U bënë bashkë në vitin 2016 për të prishur koalicionin me Partinë Socialiste, Ilir Meta, sepse duhej penguar me çdo kusht Reforma në Drejtësi. Këto janë gjëra që në na duken të vështira, por janë gjëra për të cilat ne duhet të luftojmë të gjithë për t’i lënë Shqipërisë mundësinë që të vazhdojë në këtë rrugë, që djemtë dhe vajzat e Kuturmanit kudo që janë nëpër botë të ndihen si shtetas të Bashkimit Europian”, deklaroi Balla.

Më tej ai shtoi se nëse Edi Rama do të kishte qenë Kryeministër më përpara se viti 2013, Shqipëria sot do të ishte anëtarë e Bashkimit Europian.
“Nëse Edi Rama do të kishte qenë Kryeministër i Shqipërisë, jo në 2013, por më përpara, sot Shqipëria do të ishte anëtare e Bashkimit Europian, kjo nuk ka asnjë dyshim. Ju jam mirënjohës gjithë jetën për gjithë këtë mbështetje dhe dua t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Na duhet që kësaj radhe më 25 prill t’i lëmë mënjanë të gjitha dallimet politike, por të votojmë për përfaqësimin më të lartë në histori të Librazhdit”, përfundoi Balla.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑