E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
KLIPET

Avokatja mashtruese, si grabiti Natasha Shehu pronen e familjes!

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e avokates së tragjedisë së Otrantos, Natasha Shehu, duke treguar, sesi kjo e fundit grabiti paratë e të afërmve të viktimave. Sot motra e saj,Vasilika Shehu, denoncon Natashën dhe thotë, se ajo ka grabitur edhe pronën e familjarëve në Sarandë, duke falsifikuar dokumentin e privatizimit të nënës së saj Dede Shehu, e duke e regjistruar në emrin e saj. Një tjetër denoncim për Natasha Shehun vjen nga Genci Nako, i cili në 2001-shin i ka blerë Natasha Shehut taracën e katit të katërt me perspektivë për katin e 5-të. Genci e investoi katin e 5-të dhe e gëzoi apartamentin deri në 2017-ën.Pas 16 vjetësh u rishfaq Natasha Shehu dhe me format e saj,arriti të hapte procese gjyqësore për të marrë truallin, por jo apartamentin e shitur.Negjithatë Natasha ka shkallmuar derën e Genci Nakos bashkë me partnerin e saj italian, duke marrë me forcë apartamentin, ndërsa për 3 vjet as prokuroria, as policia e Sarandës, nuk ka ndërhyrë. Ndalemi sërish në rastin e pronës së qytetarit Genci Doko. Pas 3 vjetësh, ai rimerr apartamentin, që ia kish përvetësuar Natasha Shehu me vetëgjyqësi.Genci Doko është vetëdeklarues në zyrat e Aluiznit dhe Natasha Shehu është pronare vetëm e truallit. Këtë fakt e përforcon edhe drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola.Por kjo nuk e ka penguar Natashën të marrë me forcë apartamentin.Mesa duket në dokumenta, Natasha është favorizuar nga gjyqtarja Enkeleda Doda dhe prokurori Ilir Hoxha. Tani fati i Natashës dhe bëmave të saj është në dorën e një tjetër prokurori, Lorenc Mërkuri, i cili ka një proces për hapur për Natasha Shehun.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑