Avokati: Lefter Koka është sëmurë, do dëgjoni fakte që nuk i keni dëgjuar deri tani

Avokati i Lefter Kokës Julian Mërtiti tha në një deklaratë për mediat se ka pasur kohë mjaftueshëm për të hetuar Lefter Kokën.

Tashmë që kanë kaluar 10 muaj, ai e konsideron të padrejtë mbajtjen e tij në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Seanca e ardhshme është më datë 7 nëntor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në  themel,  nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë”, tha ai.

Masa për ish-ministrin do të merret më 7 nëntor.

Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka.

Një masë më e butë sigurie Kokës iu refuzua edhe nga Gjykata e Lartë në 6 tetor, në të njëjtën ditë kur GJKKO liroi në arrest shtëpie ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Ndaj Lefter Kokës janë në fuqi dy masa sigurie arrest me burg, si për inceneratorin e Fierit ashtu dhe atë të Elbasanit.

Të Fundit