Austria e Danimarka s’e presin BE-në, do të prodhojnë vaksina me Izraelin

Austria dhe Danimarka, të pakënaqura me shpërndarjen e ngadalshme të vaksinave kundër Covid-19 në Bashkimin Evropian, i kanë ndarë rrugët me Brukselin për të themeluar aleancë me Izraelin për prodhimin e vaksinave të gjeneratës së dytë kundër mutacioneve të koronavirusit.

Ndryshimi i politikës së dy vendeve anëtare të BE-së erdhi në kohën e rritjes së zemërimit për vonimin e porosive, miratimeve dhe shpërndarjes së vaksinave që e kanë lënë bllokun me 27 vende shumë larg Izraelit, që është shembull në botë për vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19.

Të Fundit