“Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave”, mesazhi në derbin Tirana-Partizani pas vrasjes së 30-vjeçares në Kosovë

“Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave”. Ishte ky baneri me mesazhin sensibilizues në stadiumin “Air Albania” në prag të nisjes së derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 ditë më parë në Prishtinë, ku u vra 30-vjeçarja Liridona Ademaj.

Këtë të dielë, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit.

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

 

Të Fundit