Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Shqipëri vijojnë të jenë ende kudo në të gjithë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve elektorale që u zhvilluan më 25 prill.
Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera bën thirrje që askush të mos supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar zyrtarish nga KQZ.
“Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet”, shkruan ambasada.