Rezultati paraprak/ Numërohen gjysma e qendrave të votimit në rang vendi, ja si ndahen mandatet mes PS-së dhe PD-së – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rezultati paraprak/ Numërohen gjysma e qendrave të votimit në rang vendi, ja si ndahen mandatet mes PS-së dhe PD-së

Vijon numërimi i rezultatit të votave në rang vendi, ku Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 76 mandate, ndërkohë që PD ka 57 mandate, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.

Demokratët kanë ngushtuar shifrat në kryeqytet ku momentalisht kanë marrë mandatin e 15-të.

Sa u takon votave në total, PS ka deri më tani 395631 vota ndërsa ndiqet nga PD me 318360 vota.

Forcë e tretë konfirmohet LSI me 56587 vota, ndërsa PSD e ndjek e katërta me 17141 vota.

Deri më tani janë numëruar në total 2806 qendra votimi në rang vendi, ndërkohe që në total janë 5199 të tilla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *