Arrestohet në Dubai 32-vjeçari që zhvati 50 mln euro përmes mashtrimit nga call center

Ky që shihni në këtë foto është 32-vjeçari Merxhan Çeliku, i cili për 2 vite ishte në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal, cili nëpërmjet mashtrimit me anë të call centrave kishte zhvatur mijëra euro qytetarëve evropian.

Falë shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare, Interpol dhe autoriteteve në Abu Dhabi u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.  Ky është arrestimi i 3-të brenda pak javësh në këtë vend pas arrestimit të Juljan Mecajt dhe Denis Brajovic.

Zbulimi i skemës së mashtrimit që dyshohet se kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 50 milionë euro ndodhi në nëntor të vitit 2022 operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle në Bashkëpunim me SPAK.

Autoritetet zbuluan 15 call centera të ngritura 6 në Shqipëri dhe të tjerat në Gjeorgji, Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet thirrjeve telefonike të punësuarit në këto call centre u prezantoheshin qytetarëve si ndërmjetës që do t’i ndihmon të investonin në kriptovaluta shuma të vogla parash dhe përfitimet më pas do të ishin kolosale.

Por këto shuma që investoheshin nga qytetarët, kryesisht të vendeve të BE, përvetësoheshin nga ky grup kriminal. Të mashtruarit llogariten me mijëra nga shtete të ndryshme të botës dhe dëmi i shkaktuar ndaj tyre llogaritet në 50 milionë euro në çdo tremujor.

Të Fundit