Media franceze veçon Dhërmiun: Destinacioni ideal për një eksperiencë autentike në Shqipëri

Shqipëria është një nga destinacionet më të kërkuara evropiane për pushime të përballueshme, sipas revistës franceze të udhëtimeve “Voyages et Tourisme”. Shqipëria ofron një nga vendpushimet më të mira për shkak të bukurisë së saj natyrore dhe çmimeve të pranueshme.

Destinacionet klasike evropiane, si Spanja apo Italia, po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për turistët që kërkojnë pushime verore.

Mes fenomenit të mbipopullimit, shumica e këtyre vendeve janë kthyer “në kurthe” të vërteta turistike. Kjo është arsyeja pse shumë udhëtarë po kthehen drejt destinacioneve të reja dhe më pak të vizituara, si Shqipëria.

Ekspertët e udhëtimeve rekomandojnë disa nga vendet më të mira në Shqipëri për një përvojë “autentike”. Dhërmiu, kjo parajsë tropikale duhet të jetë me patjeter në listën tuaj të pushimeve.

Fshati i bukur bregdetar ndodhet në qarkun e Vlorës dhe është pjesë e Bashkisë Himarë. Sipas ekspertëve, shumë udhëtarë rekomandojnë Ksamilin, një fshat i lashtë në rivierën jugore të Shqipërisë, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Ksamili është i bukur dhe i përballueshëm por, për një eksperiencë tipike lokale, ju sugjerojmë të shkoni në Dhërmi”, sipas ekspertëve.

Të apasionuarit pas udhëtimeve, nuk do të përballen me “kurthet turistike” pasi ato nuk ekzistojnë në Shqipëri. Ksamili mbetet i vetmi destinacion i preferuar nga udhëtarët.

Por, është e lehtë t’i shmangësh ato duke qëndruar diku tjetër.Dhërmiu është i shkëlqyer për të shmangur turmat dhe për të provuar ushqimin vendas. Dhërmiu është një pikënisje e shkëlqyer për të udhëtuar në vend me makinë dhe për të zbuluar plazhet.

Ky është destinacioni ideal për adhuruesit e udhëtimeve autentike. Dhërmiu është i përsosur për udhëtarët që duan të shmangin turmat dhe të shijojnë ushqimin vendas.

Fshati i vogël bregdetar është një orë e gjysmë me makinë nga qyteti më i afërt, Vlora, dhe arrihet nga një rrugë piktoreske që kalon malet që ngrihen nga deti.

Duke qenë se vija bregdetare është e pacenuar, vizitorët mund të shijojnë pamje befasuese të detit nga plazhi i Dhërmiut

Të Fundit