Arrestohet 20-vjeçari i dehur në Elbasan, u përplas me murin e shtëpisë

Një 20-vjeçar i cili po drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur është arrestuar nga policia në Elbasan.

Ai përplasi murin rrethues të një banese.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një banese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit