Rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-u, po kthehen gjithnjë e më shumë në një hapësirë ku fyerjet, bullizimi dhe shantazhet po shkaktojnë konflikte serioze. Në emisionin “Stop” janë drejtuar dy qytetarë, të cilët denoncojnë të njëjtin person, Valter Zhupani, për bullizim, shantazh dhe publikim të fotove të tyre dhe të familjarëve në rrjetet sociale.Merita Picari, e cila jeton në Itali, tregon, se është njohur me Zhupanin në TikTok rreth katër vite më parë. Ajo pretendon se, pas shkëputjes nga kjo platformë, është përballur me publikimin e fotos së saj, ofendime dhe përfshirjen në sulmet virtuale. Sipas saj, në një video është përdorur edhe fotografia e saj, duke krijuar përshtypjen, se kishte humbur jetën.Ndërsa Valter Zhupani, banues në Skënderbegas të Gramshit, mohon ta njohë Merita Picarin, por gjatë komunikimit me gazetaren përdor tone kërcënuese.Një tjetër denoncim vjen nga Markos Berberaj, i cili pretendon, se prej vitit 2024 është përballur me publikimin e fotove të tij dhe familjarëve, akuza denigruese dhe kërcënime. Ai tregon, se konflikti ka përfshirë edhe të dashurën dhe të atin, ndërsa pretendon, se videot ku paraqitej sikur kishte ndërruar jetë, janë bërë virale.Në përfundim, “Stop” iu drejtua edhe Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Gramsh, për të kërkuar informacion dhe ndihmë lidhur me qytetarin. Nga institucioni u bë e ditur, se do të kryhej një vizitë dhe redaksia do të njoftohej për vijimin e rastit.



