Arkeologët italianë zbulojnë 20 statuja 2300-vjeçare të mbuluara me monedha

Arkeologët në Itali kanë gjetur njëzet statuja bronzi të ruajtura nga epoka e lashtë romake në burimet termale në Toskanë.

Statujat u gjetën në dy javët e fundit në qytetin San Cassano dei Bagni, i cili është rreth 160 kilometra larg Romës, ku gërmimet arkeologjike janë duke u zhvilluar për tre vitet e fundit, raporton Reuters.

Jacopo Taboli, një asistent profesor në Universitetin e Sienës, i cili drejton projektin, tha se statujat, të cilat vlerësohet të jenë 2300 vjet të vjetra, janë “një zbulim shumë domethënës”.

Statujat mendohet se mund të kenë qenë zbukurim në faltore ose përdoreshin në disa lloj rituali.

Taboli shpjegoi se 24 statuja të mëdha dhe disa më të vogla ishin të mbuluara me pothuajse 6000 monedha.

Të Fundit