Apeli i “Stop” e “Fundjavë ndryshe” për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël

Dion Xhecuka, është vetëm 17 muajsh dhe që prej lindjes endet nëpër dyert e spitaleve, pasi ka lindur me një problem të rrallë në veshka, që po ia dëmton rëndë ato, duke rrezikuar t’ia nxjerrë jashtë funksionit. I vogli duhet të kryejë një ndërhyrje në Itali, të cilën shoqata Shqiponja APS në Reggio Emilia e ka marrë përsipër. Por familja e tij, nëna Hygerta dhe babai Sokol duhet të qëndrojnë atje për 17 muaj. Për të përballuar kostot e qëndrimit, ushqimit e transportit, duhen rreth 20 mijë euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për solidaritet, për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël.

Të Fundit