Anulon fluturimin e kthimit nga Kina, “London travel” nuk kthen parate-Stop-26 Nentor 2021 – Stop
Të Gjitha

Anulon fluturimin e kthimit nga Kina, “London travel” nuk kthen parate-Stop-26 Nentor 2021

Problematika e rradhës është e një vajze në qytetin e Tiranës, e cila është drejtuar në agjencinë “London Travel”. Ela Papa tregon, se ka qenë në Kinë dhe u ka kërkuar prindërve në Tiranë të interesoheshin për nje biletë, që të kthehej në Shqipëri. Prindërit kanë shkuar në agjencinë e udhëtimeve “London Travel” në datën 3 qershor 2021 dhe kanë prerë një biletë, që kushtonte 1500 euro. Udhëtimi ishte anuluar dhe agjencia nuk e kishte lajmëruar, ndaj vajza kishte kërkuar ribursimin e biletës. Ajo thotë, se prej 5 muajsh prindërit kanë shkuar pranë agjencisë, po nuk i kanë marrë paratë. Nga London Travel i kanë thënë, se nuk i ka rimbursuar akoma kompania Turkish Airline. Por rezulton, se Turkish i ka kthyer prej kohësh lekët agjensisë.Pas vajzës dhe prindërve të saj, agjensisë London Travel i drejtohet gazetarja e “Stop”.Aty na thuhet, se ka një afat për rimbursim, që mund të jetë edhe një vit. Por vajzës do t’i kthehen lekët për një javë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *