Amerikani i dënuar me burgim të përjetshëm lirohet falë analizës së ADN-së

Amerikani Maurice Hastings u shpall i pafajshëm, pasi kaloi 38 vjet burg për vrasjen e një gruaje në vitin 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa të tjera për vrasje.

Analiza e ADN-së vërtetoi se autori i këtyre krimeve ishte një tjetër i burgosur, i cili vdiq në vitin 2020, ndërsa vuante dënimin me burg për rrëmbim me armë.

Hastings, tanimë 69 vjeç, u lirua më 20 tetor pasi u anulua dënimi i tij me burgim të përjetshëm.

– Advertisement –
“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyra jonë të veprojmë shpejt,” tha Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon, duke e quajtur dënimin e Hastings një padrejtësi të tmerrshme.

Pas një seance gjyqësore më 20 tetor, kur vendimi i fajësisë për të u anulua, Hastings tha se nuk ishte i hidhëruar dhe donte të shijonte pjesën tjetër të jetës së tij, sepse ishte lutur që kjo ditë të vinte për shumë vite.

Të Fundit