Ambasadori italian: Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne gjatë pandemisë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Ambasadori italian: Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne gjatë pandemisë

Me rastin e 75-vjetorit të republikës parlamentare të Italisë, ambasadori italian, Fabrizio Bucci, një një organizim të zhvilluar në sheshin Italia në Tiranë, u ndal edhe te kontributi i Shqipërisë për të trajtuar pacientët me COVID , duke dërguar dhjetëra mjekë dhe infermierë në Itali.

Gjatë fjalë së tij, ai tha se nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Shqipërisë në luftën kundër pandemisë.

 “Ne dimë të rezistojmë kur jemi në vështirësi. Edhe historia e këtyre muajve e tregon diçka të tillë, koha e pandemisë. Ne dolëm më të fortë se më parë. Sigurisht që mësuam shumë dhe një nga gjërat që ne zbuluam është rëndësia e të qëndruarit bashkë. Mbase një gjërat e pakta pozitive që mësuam nga kjo gjendje. Kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Sot jemi në shesh pak sepse ende nuk e kemi munduar armikun e vogël të padukshëm, siç e quan miku ynë Edi Rama. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur na solli mjekë dhe infermierë, vëllezër e motra shqiptarë, për të na ndihmuar në luftën kundër këtë virusi. Sot festojmë në ‘Sheshin Italia’, kështu që një shesh dyfish i rëndësishëm sot.  Sot do të zbulojmë plakën e emërton. Në këto vite kemi bërë hapa të rëndësishëm së bashku, Italia dhe Shqipëria. Por duhet të shikojmë përpara sepse na presin gjëra shumë të rëndësishme përpara”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *