E Shtunë, 28 Nëntor 2026
Lajm i fundit
New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ Saimir Tahiri publikon përgjimin ambiental: Grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër Marta Kos: Shqipëria mund të hyjë në BE deri në vitin 2030, negociatat mund të mbyllen vitin e ardhshëm Bardhi e Balliu u përjashtuan nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, Gjykata Administrative shpall të paligjshëm vendimin për dy deputetët e PD: Të shfuqizohet
Lajme

Ambasada Amerikane: Ditët e mosndëshkimit për të pasurit kanë mbaruar

Zv.Ambasadori Amerikan Demian Smith, tha se në Shqipëri ditët e mosndëshkimit për të pasurit dhe të fuqishmit kanë mbaruar. Duke iu drejtuar kandidatëve për hetues të BKH në Përfundimin e Trajnimit të FBI-së, ai tha se BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë.

“Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë.

Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”, u shpreh zv.Ambasadori.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑