Alibeaj ankimon vendimin e Gjykatës që legjitimoi Kuvendin e Berishës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha.

Ankimimi është bërë nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar

Kërkesa për ankimim është depozituar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Paralajmërimi për ankimimin e vendimit të Gjykatës si të paligjshëm ishte bërë nga Alibeaj që ditën e publikimit të vendimit.

Në vendimin e Gjykatës të datës 25 mars ndryshimet në statutin e PD-së, të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit janë cilësuar legjitime.

Të Fundit