E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Albania 1” dhe “Albania 2”, gati për t’u lëshuar në hapësirë

Rama: Dy sytë superteknologjikë do të monitorojnë Shqipërinë

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” që do të monitorojnë Shqipërinë në hapësirë janë gati për t’u lëshuar nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale Kryeministri Rama, që i cilëson dy sytë superteknologjikë përmes të cilëve do të mbahet nën kontroll territori.

“Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2, satelitët e “ALBANIA 1” dhe “ALBANIA2 ”.

Dy satelitët do të marrin informacion gjeohapësinor dhe do të ofrojnë imazhe duke nisur nga ujërat, zjarret apo edhe titujt e pronësisë.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”.

Në 29 Shtator u nënshkrua kontrata me vlerë 6 milionë Dollarë përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc. “Albania 1” dhe “Albania 2” do të shërbejnë për një periudhë 3-vjeçare e përmes inteligjencës artificiale krahas parcelave me kanabis, Kryeministri paralajmëroi se synohet t’i jepet fund edhe fenomenit të mitmarrjes së inspektorëve në terren duke frenuar fenomenin e ndërtimeve pa leje./Tv Klan

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑