Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut. Viktima është një femër ende e paidentifikuar.
Ajo dyshohet të ketë tentuar të kalojë autostradën, por është përplasur nga një automjet duke e lënë të vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes.
“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor“, njoftoi policia.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.
Klan News