Pse u largua Gledis Nano? Rama: Kishte rezultat të dobët, parcelat me kanabis u rikthyen – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Pse u largua Gledis Nano? Rama: Kishte rezultat të dobët, parcelat me kanabis u rikthyen

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me largimin e Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Nano i kishte konfirmuar dorëheqjen, ndërsa tha se largimi i tij erdhi për shkak të rezultateve të ulta të punë të Policisë së Shtetit.

Pjese nga intervista

Fevziu: Pse u largua Gledis Nano?

Rama: Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen, sepse i është kërkuar dorëheqja sepse situata e muajve të fundit ishte kritike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshimin e lidershipit të policisë së Shtetit.

Fevziu: Nano ka patur informacion për Ervis Martinajn?

Rama: Nuk është e vërtetë.

Fevziu: Ka patur zëra që Nano ka raportuar në ambasada të huaja për lidhjen e krimit me politikën.

Rama: Legjenda urbane. Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabis pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *