E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin
Aktualitet

Aksidenti në Berat që i mori jetën nënë e bir, specialisti i Bashkisë: Kangjellat s’janë për të mbrojtur makinat, por…

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në bashkinë Berat shprehet se Kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale, autostrada jo këtu në mes të qytetit.

Në periudha të ndryshme këto anësore kanë qenë fillimisht me shufra hekuri dhe kolona betoni më pas u bën me pllaka betoni ndërsa ka disa vite që janë me kangjella duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goric dhe Mangalem që përshkohet nga lumi Osum.
Sipas burimeve të specialistëve rrugorë mësohet aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit Klaudia Xhaferaj dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑