Aksidenti i frikshëm në Sarandë, mjeti kthehet përmbys, zhduket drejtuesi i mjetit me targa të huaja

Deri tani nuk është gjetur personi, i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar

SARANDË- Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune, ndërkohë që aksidenti dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjuesit të sotëm.

Deri tani nuk është gjetur personi, i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi pas aksidentit drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Në këtë rrugë, edhe pse janë kryer punime, madje edhe është bërë zgjerimi i saj, mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti. Deri tani nuk ka një njoftim nga policia për aksidentin.

 

 

Të Fundit