E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë
Aktualitet

Agjencia Europiane të Barnave pranon mpiksjet e gjakut nga vaksina AstraZeneca

Drejtuesi i strategjisë së vaksinimit në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA) Marco Cavaleri, tha se ekziston një lidhje mes vaksinës anti-Covid të AstraZeneca me një mpiksje të rrallë të gjakut në tru.

Pavarësisht kësaj deklarate që bëri në një intervistë për gazetën italiane il Messaggero, Cavaleri nuk u shpreh nëse në këtë fazë EMA do të ndryshojë qëndrim dhe rekomandim për vaksinën AstraZeneca.

“Ajo që mund të themi tani është se tashmë është e qartë që ka një lidhje me vaksinën. Çfarë e shkakton këtë komplikacion ne nuk e dimë ende”, u shpreh ai.

Agjencia Europiane e Barnave do të zhvillojë një tjetër mbledhje gjatë këtyre ditëve për të bërë provat e fundit në lidhje me mpiksjen e gjakut në tru që është shkaktuar tek disa pacientë të cilët kishin injektuar vaksinën e AstraZeneca.

Pas këtyre rasteve, disa vende në Europë kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca, disa të tjera kanë përjashtuar grupmosha të caktuara për injektimin e kësaj vaksine.

Holanda, Suedia, Islanda, Finlanda dhe Maqedonia e Veriut kanë përjashtuar të moshuarit për përdorimin e kësaj vaksine. Kurse Danimarka dhe Norvegjia e kanë pezulluar plotësisht vaksinën AstraZeneca.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑