Adriatik Llalla i shtruar në spital, kërkon pafajësinë në Apel

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Sipas A2, në një seancë ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie pezullim të dënimit me burg.
Në seancë avokati paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe i shtruar në spital.
Kujtojmë se në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit. Vetë Llalla e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

Të Fundit